Sporti

Dy ndeshje mjaft interesante në Superligë | Këto janë rezultatet momentale

09/17/2023 16:22
nga:L J

Kanë kaluar një orë lojë në dy ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Në Hajvali, FC Prishtina po triumfon ndaj Lirisë me rezultatin 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Leo Kryeziu ka realizuar golin e vetëm deri më tani, kur në minutën e 34’të realizoi eurogol.

Liria gjeti golin në pjesën e dytë me Stafën, por goli i tij u anulua për faul në sulm.

Në Klinë, Dukagjini është duke avansuar ndaj Ballkanit 1:0

Merlaku realizoi golin e vetëm deri tani.

/GazetaBlic Sport