Lajme

Dy motra sulmohen me acid në fytyrë

05/31/2022 09:52
nga:G B

Ngjarje e rëndë në Napoli. Dy motra, 24 dhe 17 vjeç, janë djegur me acid gjatë natës.

Ato kanë qenë duke ecur në rrugë, kur iu afruan vajzate tjera, të cilat pa ndonjë arsye, iu kanë hedhur acid dhe më pas janë larguar me tre skutera. Viktimat e agresionit, kanë pësuar djegie në fytyrë dhe krah, ndërkohë që pritet të merren në pyetje në orët në vijim.

Hipoteza më e mundshme për momentin është se ishte një hakmarrje mes të rejave.

Motra e madhe ka pësuar djegie në faqen dhe krahun e majtë, ndërsa motra e vogël ka pësuar djegie në faqen e djathtë dhe hundë.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë pa kamera dhe vështirëson identifikimin e autoreve.