Lajme

Dy gra lëndohen nga ashensori në Vushtrri

07/23/2024 10:15
nga:G B

Dy gra kanë pësuar lëndime trupore nga ashensori.

Ngjarja ndodhi në një objekt banesor në rrugën “Ismajl Qemajli” në Vushtrri, mbrëmë rreth orës 22:38.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithëshëm””, tha ai.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa nuk dihet më tepër për gjendjen shëndetësore të viktimave.