Sporti

Dy derbi, asnjë gol i pranuar, Tomori: Ky është çeleësi i suksesit

03/09/2026 11:19
nga:L J

Fikayo Tomori thotë se përmirësimi i mbrojtes të Milanit është çelësi i sukseseve të tyre.

“Ttë luash dy ndeshje kundër Interit dhe të mos pësosh gol nuk është e lehtë”, tha Tomor për CBS Sports.

Tomori ishte ndër titullarët në fitoren 1-0 të Milanit ndaj rivalëve të tyre të qytetit, Interit, në Derby della Madonnina në Serie A të dielën në mbrëmje.

“Mendoj se në këtë pikë duhet të përqendrohemi vetëm te vetja. Sigurisht, sonte ishte një ndeshje e rëndësishme, të lumtur që fituam. Një performancë e mirë kundër një skuadre shumë, shumë të mirë.”

“Derbi është gjithmonë një ndeshje e veçantë dhe gjithmonë një ndeshje e vështirë. Ne jemi të përqendruar vetëm te fitorja, të lumtur që e kemi bërë këtë. Tani duhet të kalojmë te ndeshja tjetër, të pushojmë dhe të rikuperohemi, të shijojmë sonte. Thjesht përqendrohemi te vetja, siç thashë, të vazhdojmë dhe të përpiqemi ta përfundojmë sezonin sa më fuqishëm të jetë e mundur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport