Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë i kanë mbyllur, e tani po i hapin rrugët që i bashkojnë shqiptarët e ndarë padrejtësisht.
Kështu u shpreh Durmishi një ditë pas përurimit të Kërstec-Pakishtë-Zapod, raporton “Gazeta Blic”.
Durmishi theksoi se përurimi i kësaj rruge me një investim prej 2.6 milionë eurosh shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe social të këtyre komuniteteve, duke i dhënë fund izolimit të tyre.
Postimi i plotë:
I kemi mbyllur rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë dhe po i hapim rrugët që i bashkojnë shqipëtarët e ndarë padrejtësisht
Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod me një investim prej 2.6 milionë eurosh shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe social të këtyre komuniteteve, duke i dhënë fund izolimit të tyre.
Atmosfera festive me këngë e valle vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes dy republikave dhe lidhjet e forta mes qytetarëve.