Avokati, Tomë Gashi, duke folur për zgjedhjet lokale në Komunën e Prishtinës, ka thënë se Shpend Ahmeti që i fitoi dy palë zgjedhje me VV-në, mund të ketë qenë njeri infiltruar për ta shkatërruar VV-në.
Gashi tha se edhe vetë e ka votuar Ahmetin dy herë, por sipas tij kanë qenë vota të gabuara.
“Unë e kam votuar dy herë Shpend Ahmetin. Por, kanë qenë vota të gabuara”, është shprehur Gashi në T7.
Ndërsa gazetari Valon Syla i tha Gashit që VV-në e ke votuar bashkë me Ahmetin.
“Vetëvendosjes ia ke jep dy here, me Shpendin”, ka thënë Syla.
“Prapë po them, kanë qenë ndryshime që kanë arritur, por në mandatin e dytë ai u tregu… por edhe diçka tjetër masi po ki qef. Shpendi duket sikur me qenë i infiltruar për me shkatërru Vetëvendosjen”, shtoi Gashi.
“Kjo është formula magjike. Kush ka mundur me infiltruar?”, pyet filozofi Blerim Latifi, përgjigja e së cilës nuk u shtjellua në emision.