Një person është arrestuar të hënën rreth orës 12:00 në fshatin Kryshec në Pejë, pasi që dyshohet se ka kanosur një person tjetër dhe ia ka dëmtuar tjegullat e shtëpisë duke gjuajtur me gurë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Në raport bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe u njëjti ka kanosë viktimën mashkull kosovar. Përveç kanosjes i dyshuari duke gjuajtur gur ia kishte dëmtuar tjegullat e shtëpisë së viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
LEXO EDHE: