Lajme

Shtatë burra nga Podujeva e bëjnë njëri-tjetrin për spital

05/11/2021 09:21
nga:Q R

Shtatë burra nga Podujeva janë rrahur mes vete, duke e bërë njëri-tjetrin për spital.

Deri tash janë arrestuar gjashtë prej tyre, derisa një gjendet në arrati.

“Rr. Skenderbeu, Podujevë, 10.05.2021-00:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti shtatë meshkuj kosovar. Gjashtë të dyshuar kanë kërkuar tretman mjekësor dhe më pas janë arrestuar. Njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

LEXO EDHE:

Protestojnë mbi 150 qytetarë para minierës së Trepçës, kërkohet të respektohet konkursi për punë i 2019-ës