Prishtina nuk ka arritur fitore as sot, duke u ndalur nga Dukagjini i Klinës.
Ndeshja e fundit e xhiros së 28’të përfundoi me rezultatin 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Dukagjini realizoi fillimisht me anë të Merlakut (10′), por një minut më pas barazoi Ilievski.
Deri në fund, nuk kishte shumë raste shënimi, teksa barazimi ishte rezultat real.
Prishtina tani ka 43 pikë në vendin e tretë, po aq sa Gjilani i vendit të katërt, kurse Dukagjini ka 35 pikë në vendin e gjashtë.
/GazetaBlic Sport


