Sot zhvillohet ndeshja e barazhit mes Dukagjinit dhe Flamurtarit.
Ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00, përcjell GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat duan fitoren e madhe në këtë takim, takim ky që është vendimtar edhe për fatin e sezonit.
Dukagjini e mbylli kampionatin në pozitën e dytë në Grupin A, kurse Flamurtari e mbylli poashtu kampionatin në vendin e dytë, por në Grupin B.
Skuadra e Armend Dallkut mori nga 27 ndeshje, 17 fitore, 7 barazime dhe 3 humbje.
Rezultatet shumë të mirë këto për Dukagjinin, por që në fund nuk arritën të kthehen direkt në Superligë.
Nga 27 ndeshje Flamurtari mori 14 fitore, 10 barazime dhe 3 humbje.
/GazetaBlic Sport/


