Sporti

Duka prezanton trajnerin e ri Ronaldo Maran: Kualifikimi në Europian dhe vendi i parë në Nations League, objektivat tona

05/19/2026 10:17
nga:L J

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka mbajtur një konferencë për shtyp për mediat, brenda “Shtëpisë së Futbollit”, aty ku ka njoftuar mbylljen e ciklit me Sylvinho si dhe ka prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares, Rolando Maran.

“Ekipi kombëtar tanimë e ka vendosur atë stekë aty ku vërtet ne dëshirojmë dhe objektivat mbeten po ato: vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi për në Euro 2028, për të vazhduar më pas drejt objektivit të paarritur ndonjëherë, që të jemi pjesë e Botërorit 2030.

I uroj suksese trajnerit Rolando Maran me ekipin kombëtar shqiptar. Në fakt, nuk bëra një prezantim të CV-së së zotit Maran, sepse është një emër i njohur i futbollit europian. Ai ka një eksperiencë 25-vjeçare, ka drejtuar skuadra të rëndësishme në Serie A dhe Serie B, dhe jam i bindur që do të bëjmë mirë në Nations League dhe në ndeshjet kualifikuese.”, është shprehur Duka.