Lajme

Dugolli për audio-incizimin e Kusari Lilajt: Një bisedë e cila po ri-sillet në kuvend, opozita e ka sikletin e zgjedhjeve

10/10/2024 21:07
nga:G B

Deputeti i lëvizjes Vetvendosje, Enver Dugolli është sonte pjesë e panelit diskutues mbi zhvillimet e fundit politike në vend, në emisionin “Politiko”.

Dugolli ka komentuar edhe audo-incizimin e bisedës mes Mimoza Kusari-Lila dhe terroristit, Milan Radioçiq që u publikua të mërkurën, raporton Gazeta10.

“Sot kishim një seancë të thirrur dhe dakordim në mbledhjen e kryesisë së vendit për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare sepse kështu ishin deklaruar partitë opozitare. Ne shkuam në seancë për t’i votuar ato marrëveshje me shumë rëndësi për qytetarët e republikës. Dhe ndodhi ajo që e kemi parë prej 2022-tës. Bëhet fjalë për një incizim sipas grupit të interesit e opozitës sille e ri-sillet nëpër kuvend”, deklaroi Dugolli.

Sipas tij, opozita pas kësaj bisede ka një tjetër “siklet”.

I gjithë skenari është që të risillet diçka që është fol e debatu. Një bisedë e cila asgjë nuk ka prodhu mirëpo këtu është një siklet tjetër, për të cilin opozita është alarmu, po ofrohen zgjedhjet”, shtoi mes tjerash.