Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në i në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për përgjimet e publikuara të shefes së GP të VV-së Mimoza Kusari Lila me Milan Radojiçiq, tha se shpërfaqin se nga dita e parë ka pasur një marrëveshje të fshehtë.
“E ne nuk dijmë çka po fshehet mes këtyre etniteteve. Për më keq, gjendjen e bën edhe më të keqe fakti se bisedat me Radojiçiqin kanë ndodhur në kohën sa personi ka qenë në listën e zezë të Thesarit Amerikan, dhe ka qenë o përndjekur në arrati, si mund të diskutojë një subjet politik që udhëheq vendim me një person I cili është në arrati është në listën e zezë, për tema minore të cilat e prekun një ligj tepër të rëndësishëm siç është ligji për Pagën Minimale”, tha Tahiri.