Sporti

Dueli i dy trajnerëve, Ancelotti me bilanc më të mirë ndaj Guardiolas në Ligën e Kampionëve, por jo edhe tek statistikat e përgjithshme

04/26/2022 20:27
nga:Mergim Rreci

Manchester City sonte e mirëpret Real Madridin në “Etihad Stadium”.

“Citizens” takohen me “Los Blancos” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Do të jetë edhe një duel interesant mes dy trajnerëve, Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti.

Pep Guardiola (4 fitore) dhe Carlo Ancelotti (2 fitore) janë përballur 6 herë mes tyre.

Katër sukseset e trajnerit katalanas kanë ardhur kundër Evertonit të Ancelottit në Premier Ligë, ndërsa 2 të italianit në gjysmëfinalet e Champions-it 2013-‘14 me Realin që eliminoi Bayernin me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Mbetet të shihet se cili trajner do të triumfoj sonte.

/GazetaBlic Sport/