Lajme

Duda Balje u ndalua në Merdarë: Na thanë kontrollë rutinore

04/23/2024 12:28
nga:G C

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare.

Sipas “EO”, ajo ka qenë duke udhëtuar drejt Austrisë bashkë me familjen, derisa ka deklaruar se sipas tyre, “kjo ka qenë kontrollë rutinore”.

“Unë jam me familjen, me burrin dhe fëmijët jemi në rrugë për Austri, por jo veç me kanë ndalë dhe për një orë mi kanë ndal letrat. Burri ka pyetur a ka najsen, dhe i kanë thënë jo kontroll rutinore.” – citohet se ka thënë ajo.

Vlen të përmendet se javën e kaluar, autoritetet serbe “bllokuan” për gati 20 orë qytetarë shqiptarë që po udhëtonin nga vende të ndryshme drejt Kosovës.