Gjyqtari anësor, Octavian Sovre kërkoi autografin e Erling Haaland për të dalë në ankand për një bamirësi autizmi.
Haaland ishte në veprim të martën ndërsa Borussia Dortmund pësoi një humbje 2-1 ndaj Manchester City, në ndeshjen e tyre të parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në Etihad, përcjell GazetaBlic.
Gjyqtari në fjalë mori shumë kritika, madje iu kontestua edhe profesionalizimi i tij.
Tani, presidentja e Shoqatës SOS Autizmi, Bihor Simona Zlibut, ka mbrojtur gjyqtarin anësor të Champions League kundër kritikave mbi profesionalizmin e tij.
Zlibut i tha gazetës rumune Gazeta Sporturilor: “Ai autograf është për një çështje fisnike.
“Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por Tavi është i përfshirë drejtpërdrejt në mbështetjen e kësaj Shoqate. Ai na ka ndihmuar shumë gjatë gjithë këtyre viteve!”
The linesman really asked Haaland for his signature after the game 😭 pic.twitter.com/9yiIMSZx4D
— ESPN FC (@ESPNFC) April 6, 2021