Sporti

Skuadrat shqiptare bëjnë “ligjin” në Maqedoninë e Veriut, Rexhepi: Këto klube janë shembull i veçantë, besoj në sukseset e tyre në Evropë

05/18/2021 10:52
nga:Mergim Rreci

Skuadrat shqiptare kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. 

Shkëndija nga Tetova ka siguruar titullin e kampionit në këtë edicion dhe do të garojë në kualifikueset për Champions League, kurse Shkupi dhe Struga janë renditur në pozitat dy dhe tre, andaj do të garojnë në kualifikuest e Europa League, përcjell GazetaBlic Sport. 

Ky suksese është pasqyrim i qartë i punës së madhe që po bëhet nga skuadra dhe mbarë komuniteti shqiptar në këtë vend, atje ku edhe më herët futbollistë të ndryshëm kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.

Njëri ndër ta është edhe Xhengiz Rexhepi, i cili tashmë njihet në rolin e trajnerit dhe është pjesë edhe e stafit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport, ai tha se suksesi i skuadrave shqiptare nuk është i befasishëm, sepse kanë staf profesional dhe futbollistë shumë cilësorë.

“Klubet shqiptare me plot meritë janë në krye dhe nuk ka ndonjë befasi. Ato janë klube që investojnë dhe udheheqën shumë profesionalisht, brenda tyre kanë shumë futbollistë cilë sorë që kanë treguar kualitet dhe shumë pjekuri“, tha fillimisht Rexhepi.

Më pas ai tha se një sukses të tillë e pret edhe në garat evropiane nga skuadra shqiptare.

“Klubi i Shkëndijës, Shkupi dhe Struga me plotë meritë janë në garat evropiane, por ky sukses nuk është i arritur brenda një kohe të shkurtër. Realisht drejtuesit e klubeve janë biznismen shumë të sukseshëm, shihet qartë se suksesi i tyre vazhdon edhe në futboll kohë gjatë janë marrë për një sukses të tillë dhe e them se me plotë meritë janë aty. Bëhet fjalë për për klube që nuk kanë probleme ekonomike dhe se serioziteti e drejtësia tyre ndaj shtabeve teknike dhe futbollistëve është shpërblim për donatorët e klubit. Thjeshtë klubet shqiptare të Maqedonisë janë një pasqyrë për të gjithë se si mund të rriten gradualisht e të arrijnë suksese të mëdhaja. Besoj se sukseset do të ju vazhdojnë edhe në garat evropiane“, tha më pas Rexhepi për GazetaBlic Sport.

Krejt në fund, ai u pyet se a mund të ketë futbollistë të ftuar nga këto skuadra te kombëtarja e Maqedonisë, kur dihet që kjo kombëtare do të luajë në “Euro 2020”.

“Ne si Reprezentacion ndjekim nga së afër performancat e futbollistëve, më herët ka pasur thirrje për futbollistët e Superligës së Maqedonisë dhe natyrisht se prapë mund të ketë“, përfundoi Rexhepi.

/GazetaBlic Sport/