Lajme

Haradinaj komenton ‘liket’ e shumtë të Kurtit: Postimin e parë për policin e bëra unë, herët në mëngjes

09/27/2023 22:05
nga:Sh R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në Pressing të T7 se kur është në pyetje pozita dhe opozita atëherë janë bashkë sa i përket interesave të vendit.

AI ka thënë se e ka mbështetur Kosovën, e jo Kurtin.

Gjatë intervistës, Haradinaj tha e herët në mëngjesë ka shkruar për ngjarjet ne Veri.

Ka shtuar se çdo qëndrim e kanë pasur për ta mbrojtur Kosovën.

”Unë kam qenë i pari që kam shkru për familjen e policit, nuk e kam kritiku në asnjë variant Qeverinë e Kosovës. Por vetëm i kam shpreh falënderim atyre që po përballen me rrezikun, postimin e parë e kam pas herët mëngjesë, edhe çdo qëndrim që kemi marrë e kemi mbrojtë Kosovën“, ka thënë Haradinaj.