Sporti

Brazili rifillon bisedimet me Ancelottin pas humbjes poshtëruese nga Argjentina

03/26/2025 19:47
nga:Mergim Rreci

Brazili i është afruar sërish Carlo Ancelottit për t’i ofruar atij rolin e trajnerit, pasi statusi i italianit te Real Madrid është ende i paqartë.

Kjo nuk është hera e parë që pozicioni i trajnerit të Seleçaos i propozohet Ancelottit , i cili tashmë e refuzoi atë vitet e fundit.

Pas humbjes poshtëruese të mbrëmshme në kualifikueset e Kupës së Botës 4-1 ndaj rivalëve të Argjentinës, CBF filloi të shikonte përtej trajnerit aktual Dorival Junior.

Sipas GE Globo , federata rifilloi kontaktet me agjentët e Ancelottit dhe kërkoi një takim me italianin.

Çdo vendim do të pritet deri pas pjesëmarrjes së Real Madridit në Botërorin e Klubeve, që luhet në SHBA në qershor dhe mesi të korrikut.

/GazetaBlic Sport/