Sporti

Driton Latifi: Drita është klubi më i organizuar në Kosovë, stabiliteti i saj vjen nga tradita dhe menaxhimi

07/24/2026 21:40
nga:L J

Opinionisti sportiv Driton Latifi ka vlerësuar Dritën si klubin më të organizuar në futbollin e Kosovës, duke theksuar se suksesi i tyre bazohet në traditë, stabilitet dhe një strukturë të mirëfilltë organizative.

I ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, Latifi shpjegoi arsyet pse e konsideron klubin gjilanas model në futbollin kosovar.

“Gjithçka rreth Dritës është e ndërtume mbi parimin e traditës. Ai është klub i qytetit, ka pas investime të gjeneratave, konsiderohet si vlerë e qytetit dhe jo veç sportive. Marrja e menaxhimit të një strukture të njerëzve që kanë bë punë të mirë edhe në Europë, poashtu kanë menaxhim për ardhjen e blerjen e lojtarëve, kanë presion të tifozëve për rezultate, që kanë pak klube në Kosovë. Gjithë këto e bëjnë Dritën klub me stabilitet”, u shpreh Latifi.

/GazetaBlic Sport