Lajme

Dritan Abazoviq voton në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi

06/11/2023 12:33
nga:G B

Kryeministri i tanishëm i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka votuar në zgjedhjet parlamentare që janë duke u mbajtur sot atje.

Abazoviq është duke kandiduar me koalicionin “Guximi Vlerësohet”.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, më shumë se 542,000 votues kanë të drejtë vote në 1,038 qendra votimi në të gjithë vendin.

Në garë janë 15 koalicione dhe parti, të gjitha qendrat e votimit u hapën me kohë në ora 07:00 të mëngjesit, dhe do të jenë të hapura deri na ora 20:00.

Dritan Abazoviq