Sporti

Drita pësoi humbjen e katërt në këtë edicion nga Prishtina, ky është reagimi interesant nga presidenti i kësaj skuadre

04/25/2021 19:53
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Prishtina ka triumfuar në derbin e madhe ndaj Dritës me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic.

Betim Haxhimusa shënoi për epërsinë e Dritës, kurse Endrit Krasniqi barazoi shifrat me një gol të bukur në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi realizoi gol në minutën e 70’të për fitoren e madhe të skuadrës nga kryeqyteti.

Kjo ishte fitorja e katërt për skuadrën e Prishtinës ndaj Dritës në këtë edicion.

Megjithatë presidenti i Dritës, Valon Murseli nuk duket të jetë mërzitur shumë pas kësaj disfatë. Në profilin e tij në Facebook, Murseli ka shkruar “Unë besoj”.

Kjo ishte fitorja e katërt për skuadrën e Prishtinës ndaj Dritës në këtë edicion.

/GazetaBlic/