Derbi Drita – Gjilani në kategorinë e kadetëve (U-17) është shtyer për 24 orë.
Fushës së stadiumit me bari sintetik në Gjilan iu është vënë flaka në mbrëmje dhe nuk është në gjendje të mirë momentalisht.
GazetaBlic Sport mëson se derbi i të rinjëve është shtyer pasi fusha nuk i plotëson kushtet për ndeshje.
I vihet flaka fushës së stadiumit me bari sintetik pak orë para derbit të madh Drita – Gjilani!
Kujtojmë se sot luhet poashtu derbi i seniorëve mes Dritës dhe Gjilanit.
Aktualisht janë zyrtarët e klubeve po punojnë që të rinovohet pjesa e djegur para derbit të seniorëve që është paraparë të zhvillohet nga ora 15:00.
/GazetaBlic Sport


