Sporti

Drita fiton me rezultat tenistik ndaj Feronikelit, Gjilani ndalet nga Drenica, Ballkani fiton bindshëm ndaj Dukagjinit

02/12/2022 14:56
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drita ka shënuar fitore të thellë ndaj Feronikelit, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 7 me 0. Hamdi Namani shënoi tre gola, kurse Simonovski, Muja, Tahiri dhe Kryeziu shënuan golat e tjerë.

Ballkani poashtu ka triumfuar me rezultat 4 me 1 ndaj Dukagjinit. Korrenica, Thaqi, Gashi dhe Zeka shënuan për skuadrën nga Suhareka, kurse Merlaku shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Drenica dhe Gjilani i kanë ndarë pikët. Në “Bajram Aliu”, rezultati përfundimtar ishte 1 me 1. Kreshnik Uka shënoi për epërsinë e Drenicës nga penalltia, por Kelmendi i barazoi shifrat në 1 me 1 në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/