Kanë përfunduar pjesët e para në tri duelet e sotme të Superligës së Kosovës.
Gjilani nuk lejoi befasi duke fituar me rezultat minimal ndaj Dukagjinit me golin e Mevlan Zekës në minutën e 44’të, shkruan GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër derbi i ditës së sotme i takoi Dritës të cilët mposhtën Llapin e Tahir Batatinës me rezultat 2-0.
Kushtrim Shabani shënoi autogol, kurse Ajzeraj vulosi fatin e këtij dueli për 2:0.
Aventurën me Drenicën e nisi mirë trajneri i ri Bledar Devolli duke fituar ndaj Ferizajt me rezultat 1-0 me golin e Koxy.
Këto janë rezultatet:
Drita – Llapi 2:0
Dukagjini – Gjilani 0:1
Drenica – Ferizaj 1:0
/GazetaBlic Sport/


