Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Drita e ka mposhtur bindshëm skaudrën e Llapit, 4 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
“Intelektualët” triumfuan me dy golat e Besnik Krasniqit (10′, 26′) një të Almir Kryeziut (46′) dhe një të Simonovskit (57′).
Në anën tjetër, Trepça ’89 ka dështuar në stadiumin e saj, atje ku u mposht nga skaudra e Malishevës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 2 me 3.
Gavazaj dy herë dhe Bajramaj shënuan për Malishevën, kurse MBA dhe Dushi për Trepçën ’89.
/GazetaBlic Sport/


