Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.
Një super derbi pritet të zhvillohet në Gjilan, atje ku Drita dhe Ballkani, dy rivalët e viteve të fundit do të duelojnë ndaj njëri-tjetrit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një përballje jashtëzakonisht interesante, aq më shumë për faktin se dy skuadrat janë përsëri në krye të tabelës.
Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, Drita dhe Ballkani barazuan pa gola, kurse në të dytën, Ballkani triumfoi me rezultat 2 me 0.
Ky takim zhvillohet sot në ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/


