‘Final 8’ Kupa e Kosovës për nder të Agim Llukës, pritet të një spektakël i madh i basketbollit. Tetë skuadrat e elitës, katër më të mirat e elitës së femrave dhe katër të Ligës së Parë do të garojnë për trofetë e çmuar.
Ndeshja e parë në konkurrencën e meshkujve është ajo mes Trepçës dhe Rahovecit, përballje kjo që do të luhet nesër nga ora 17:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi beson se “Final8” do të jetë një kompeticion mjaft interesant këtë edicion.
“Besoj që do të jetë një event shumë interesant me shumë lojëra interesante duke mos përjashtu edhe befasi të ndryshme”, tha fillimisht Drilon Hajrizi për ‘GazetaBlic Sport’.
Hajrizi shton se skuadra ka filluar të përmirësohet në krahasim me startin e sezonit, teksa personalisht thotë se po ndihet mjaft mirë.
“Pas disa rezultateve jo të mira në fillim të vitit, kemi fillu ta marrim vetën, por unë mendoj që jemi larg nga forma jonë reale të cilën e kemi si ekip, personalisht po ndihem shumë mirë, shpresojë që të vazhdojë edhe në Kupë njëjtë”, vazhdoi ai.
Në fund ai u premtoi “Torcidës” se do të luftojnë për çdo top në secilën ndeshje që do luajnë.
“Mesazhi dhe premtimi im për tifozët është angazhimi maksimal për çdo top nga secili lojtarë”, përfundoi 31 vjeçari.
/GazetaBlic Sport


