Sporti

Drenica shumë afër të përshëndetet me Superligën e Kosovës, mposhtet edhe nga Ferizaj

05/03/2023 17:06
nga:Lorik J

Skuadra e Drenicës është shumë afër të përshëndetet me Superligën e Kosovës.

Klubi nga Skenderaj u mposht sot në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultatin 2-0, me ç’rast tani ka shumë pak gjasa për të vazhduar garat në Superligë edhe edicionin e ardhshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Krasniqi dhe Haxhimusa shënuan golat e fitores për Ferizajn në këtë duel, fitore kjo shumë e madhe për ekipin e Panadic.

Pas 32 xhirove, Drenica ka vetëm 23 pikë në vendin e fundit, kurse Ferizaj ka 34 pikë një vend më lartë.