Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet që po zhvillohen në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita është në avantazh me rezultat 3 me 0 ndaj Feronikelit, shkruan GazetaBlic Sport.
Hamdi Namani ishte fantastik në 45 minutat e parë, duke realizuar tre gola.
Ballkani është poashtu në avantazh ndaj skuadrës së Dukagjinit. Rezultati në Suharekë është poashtu 2 me 0, me golat e realizuara nga Korrenica dhe Thaqi.
Në anën tjetër, Drenica është në avantazh ndaj skuadrës së Gjilanit, në Skenderaj. Kreshnik Uka shënoi golin e vetëm nga penalltia, për rezultatin 1 me 0 pas 45 minutave të parë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë në këto takime.
/GazetaBlic Sport/


