Skuadra e Drenicës duket se tashmë i është kthyer normalitetit.
Klubi nga Skenderaj kishte një edicion të vështirë vjeshtor, duke u përballur me krizë të madhe financiare, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, tashmë duket se gjërat janë përmirësuar, me klubin që ka lëshuar një komunikatë ku falënderon të gjithë ata që kontribuan në normalizim të gjendjes.
Kjo nuk ishte e tëra, sot klubi ka zyrtarizuar edhe rikthimin e ish kapitenit, Azem Bejta.
Bejta vjen nga skuadra e Feronikelit, atje ku qëndroi për gjashtë muaj.


