Sporti

Drenica – Gjilani, formacionet zyrtare

08/24/2022 16:28
nga:L J

Skuadra e Drenicës sot ballafaqohet me Gjilanin në stadiumin “Bajram Aliu”.

Drenica dhe Gjilani do të takohen me fillim nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Shotanit ka pasur dy humbje në dy duelet e para, kurse Gjilani ka gjashtë pikë – pra maksimalen në këtë start.

Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Ja përbërjet:

Drenica: Arlis Shala, Shkelzen Lushtaku, Ardian Hoti, Arbios Thaqi, Besfort Dervishaj, Florent Avdyli, Azem Bejta, Ermal Veliqi, Koxy, Altin Vojvoda, Osman Meziu.

Gjilani: Enea Koliçi, Albert Dabiqaj, Armend Halili, Granit Jashari, Fabian Beqaj, Arbnor Ramadani, Mevlan Zeka, Elton Cale, Besart Krivanjeva, Arber Prekazi, Baton Zaberxha.

/GazetaBlic Sport