Skuadra e Drenicës ka filluar me organizimin për edicionin tjetër, atje ku do të jetë pjesë e Ligës së Parë.
Ashtu siç kishte raportuar ‘GazetaBlic Sport’ disa ditë më parë, Mihane Bekteshi-Kodra nuk do të jetë më kryetare e klubit.
Gëzim Ramadani është zgjedhur kryetar i ri i klubit, kurse pjesë udhëheqëse do të jenë edhe Çaush Dobra dhe Bastri Durmishi.
Bashkim Idrizi është emëruar drejtor sportiv i ri, me klubin që së shpejti do të fillojë edhe punën për transferimet e reja.


