Sporti

Drenica – Drita: Forma e skuadrave, rezultatet nga përballjet direkte dhe pozitat në tabelë

05/16/2021 11:06
nga:E K

Drenica dhe Drita zhvillojnë sot ndeshjen e javës së 35-të dhe të parafundit në Superligë.

Për Drenicën fitorja është e domosdoshme në garën për mbijetesë, kurse Drita i kërkon pikët e plota për të arritur daljen në Evropë, teksa është ende matematikisht në garë për titull.

“Shqiponjat e Zeza” kanë 42 pikë në pozitën e gjashtë, kurse “Intelektualët” janë në pozitën e dytë me 70 pikë.

Skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj nuk ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit kampionale, duke regjistruar dy fitore e tri barazime.

Kurse, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu ka regjistruar vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, krahas tri barazimeve dhe një humbjeje.

Drita ka bilanc më të mirë se Drenica në pesë përballjet e fundit mes vete. Skuadra nga Gjilani i ka fituar katër prej tyre, kurse një ndeshje është mbyllur pa fitues.

Ndryshe, ndeshja Drenica – Drita zhvillohet nga ora 15:00 në “Bajram Aliu” të Skenderajt.