Në Gllogoc është raportuar një rast i dhunës në familje, përcjell Gazeta Blic.
Pas një mosmarrëveshjeje, babai ka ushtruar dhunë fizike mbi djalin e tij.
Si pasojë e rastit viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
“Gllogoc 19.05.2021-20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpinë e tij pas një zënke kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e rastit viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Si pasojë e rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë edhe i mituri mashkull kosovar vëlla i viktimës. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raport.


