Sporti

Dren Feka, transferimi i madh i Dukagjinit në këtë merkato: Do të jap më të mirën nga vetja, jam i lumtur që jam këtu

07/05/2023 11:40
nga:Lorik J

Dren Feka, ish futbollisti i njohur kosovar i cili u paraqit në ekipin e Hamburgut në të kaluarën në Bundesligë – është rikthyer në Kosovë, ku do të luajë për KF Dukagjinin e Klinës.

Feka është emër i njohur për admiruesit e sportit në Kosovë andaj transferimi i tij tek Dukagjini do t’i ndihmojë klubit nga Klina në të ardhmen.

Futbollisti 26 vjeçar thotë se do të japë maksimumin me klubin e Dukagjinit në këtë periudhë.

“Tani kam vendosur të luajë dhe të tregojë më të mirën e mundshme në Superligën e Kosovës, pra tek Dukagjini. Jam shumë i lumtur që jam këtu tek trajneri që unë e vlerësojë shumë, pra Armend Dallku”, tha Feka për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se përvoja e futbollistit i ndihmon shumë Dukagjinit, pasi klubi nga Superliga e Kosovës do të luajë për herë të parë në kualifikimet e Conference League.

Feka ishte lojtar i Hamburgut që nga mosha 12 vjeçare dhe poashtu lojtar i kombëtares gjermane, deri tek U-19. Ai më pas u ftua nga Albert Bunjaku për kombëtaren A në moshën 18 vjeçare, ku luajti tri ndeshje testuese, për të shkuar më pas tek Kombëtarja U-21, ku luajti ndeshje kualifikuese. Feka ishte poashtu pjesë e ekipit zviceran, Luzern, ku luajti në kualifikimet e Europa League.