Sporti

Drejtuesit e Milanit të zhgënjyer me punën e Zlatan Ibrahimovic

05/16/2025 10:27
nga:Mergim Rreci

La Gazzetta dello Sport raporton se pronari i Milanit, Gerry Cardinale, është shumë i zhgënjyer nga rezultatet e këtij sezoni dhe e mban përgjegjës sektorin e drejtuesve sportiv, përfshirë Zlatan Ibrahimovicin.

Pronari i Milanit, Cardinale, është i zhgënjyer nga rezultatet e ekipit këtë sezon dhe pritet të riorganizojë skuadrën për sezonin 2025-26, duke filluar me angazhimine një drejtori të ri sportiv.

Cardinale është i gatshëm të angazhojë një drejtor të ri për të filluar një projekt të ri e ambicioz. Figura e re që do të zgjedhë drejtori ekzekutiv Giorgio Furlani do të ngarkohet me riorganizimin e klubit dhe ndërtimin e një ekipi konkurrues për sezonin e ardhshëm.

Drejtori i ri do të përcaktojë gjithashtu rolin dhe detyrat e Ibrahimovic për sezonin e ardhshëm, pasi ish-sulmuesi ndan përgjegjësinë me Geoffrey Moncada dhe Furlani.

Ibra ka shërbyer si Këshilltar i RedBird që nga dhjetori i vitit 2023, por rezultatet zhgënjyese të Milanit në sezonin aktual nënkuptojnë se ai nuk është i paprekshëm dhe drejtori i ri sportiv do të përcaktojë të ardhmen e tij.

/GazetaBlic Sport/