Manchester City është i gatshëm të luftojë për të bindur Bernardo Silvën të qëndrojë në Angli.
Siç raportohet nga The Times këtë të shtunë, kampionët anglezë dhe evropianë janë të përgatitur të përmirësojnë ndjeshëm kushtet e kontratës që zgjat deri në vitin 2025 me 28-vjeçarin, përcjell GazetaBlic Sport.
I magjepsur me një propozim të Al Hilal-it që duket të jetë i parefuzueshëm dhe po aq i diskutueshëm nga gjigantët Barcelona dhe Paris Saint-Germain, Bernardo Silva është një nga emrat që po trazon këtë merkato verore.
Drejtuesit e Cityt do të bëjnë të pamundurën për t’a mbajtur portugezin në Etihad, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.
/GazetaBlic Sport/


