Tek Barcelona janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me transferimin e fundit të bërë nga klubi anglez Manchester United.
Sipas Diario Sport, marrëveshja e Djajve të Kuq për Benjamin Sesko nuk u prit mirë në kampin katalanas për shkak të planeve të ardhshme për sllovenin, transmeton GazetaBlic Sport.
Manchester United ishte më i shpejti nga të gjithë pretendentët për të nënshkruar një marrëveshje për sllovenin. Një pretendent për Sesko që ka qenë duke e monitoruar nga afër progresin e tij ishte edhe Barcelona.
Blaugranët e kanë identifikuar 22-vjeçarin si zëvendësuesin ideal për Robert Lewandowski-n për verën e vitit 2026, raporton Sport.
Kjo ka shkaktuar edhe pakënaqësi brenda Barcës, megjithëse klubi nuk është më në gjendje të bëjë asgjë në lidhje me këtë.
/GazetaBlic Sport/


