Fillimi i sezonit të Barcelonës u shënua me largimin e Lionel Messit.
Ylli argjentinas u largua për në PSG pasi skuadra Blaugrana nuk arriti të gjente hapësirën financiare, brenda rregullave të lojës të La Ligës, për të akomoduar rinovimin e kontratës së lojtarit, përcjell GazetaBlic Sport.
Në një bisedë me studentët në London School of Economics, Mateu Alemany, drejtori i ri sportiv i Barcelonës, tha se largimi i Messit nuk ishte një surprizë për klubin e drejtuar nga Joan Laporta.
“Largimi i Messit, për fat të keq, nuk ishte një surprizë. Ishte realiteti i momentit. E vetmja mënyrë që ai mund të qëndronte ishte nëse Barcelona do të ishte pjesë e diçkaje që ne nuk e donim [marrëveshja e La Ligës me CVC]. Ne vendosëm që klubi të ishte mbi të gjithë dhe përfunduam duke humbur shumë në aspektin ekonomik”, shpjegoi ai.


