Sporti

Drejtori i Lirisë: Jemi në bisedime me disa trajnerë, ka mundësi që të vie një i huaj

06/13/2023 13:24
nga:Mergim Rreci

Xhengiz Rexhepi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Lirisë.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesëshëm, por që nuk do të vazhdohet, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi ka njoftuar se dera do të jetë gjithmonë e hapur për trajnerin Rexhepi dhe ndarja po bëhet me marrëveshje të dyanshme, kurse trajneri Rexhepi poahtu falënderoi klubin dhe tifozët për këtë aventurë të përbashkët.

Drejtori i Lirisë, Enis Gashi është prononcuar para pak minutave, atje ku tha se janë në bisedime me dy trajnerë të Kosovës dhe një të huaj.

Jemi në bisedime me disa trajnerë. Ende nuk kemi vendosur, por kemi folur me dy trajnerë të Kosovës dhe një trajner të huaj. Ka gjasa që trajneri i ri të jetë nga jashtë Kosovës”, ka thënë drejtori i Lirisë, Enis Gashi për “GazetaBlic Sport”.

Do të mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i klubit për emrin e ri në krye të skuadrës.

/GazetaBlic Sport/