Sporti

Drejtori i Interit niset në Londër për tu takuar me portierin e Tottenhamit

03/19/2026 18:50
nga:L J

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, thuhet se ka udhëtuar për në Londër, ku ka planifikuar një takim me portierin e Tottenhamit, Guglielmo Vicario.

Nuk është sekret që portieri italian Vicario është objektivi kryesor i Interit për sezonin e ardhshëm.

Sipas Calciomercato.com, drejtori i Nerazzurrëve, Piero Ausilio, ka udhëtuar për në Londër për të zhvilluar bisedime me yllin e Tottenhamit.

Spurs po luftojnë për mbijetesën në Premier League dhe Vicario mezi pret të kthehet në Serie A sezonin e ardhshëm.

Calciomercato.com konfirmon se lojtari ndërkombëtar italian tashmë i ka dhënë dritën jeshile një transferimi te Interi.

/GazetaBlic Sport