Lajme

Drejtori i Arsimit në Vushtrri i reagon Xhafer Tahirit: Çerdhja në Sllatinë do të bëhet, mbi 100 fëmijë që do ta frekuentojnë!

09/18/2025 15:53
nga:Y I

Pas debatit të ‘nxehtë’ televiziv ndërmjet Xhafer Tahirit dhe kryetarit aktual të Vushtrrisë, Ferid Idrizi, në lidhje me hapjen e çerdhes në fshatin Sllatinë ka reaguar Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Albanez Tahiraj.

Tahiraj tha se çerdhja në këtë fshat do të bëhet.

Ai potencoi se ‘Xhafer Tahiri bëri një huqje të madhe siç di zakonisht t’i bëjë, sepse nuk ka pikë informacioni për komunën, fshatrat e popullsinë, sfidat e kërkesat e tyre’.

Drejtori i Arsimit, Tahiraj, tha se janë mbi 100 fëmijë që do ta frekuentojnë këtë çerdhe dhe se një numër i madh i grave do të kenë hapësirë që të integrohen në tregun e punës.

“Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri mbrëmë në debat në RTV 21, ka treguar edhe njëherë pse ka qenë kaq skandaloze qeverisja e tij për 4 vite, dhe se si ai edhe me këtë kandidaturë e ka të përkohshme Vushtrrinë dhe interesimin për të.Xhafer Tahiri bëri një huqje të madhe siç di zakonisht t’i bëjë, sepse nuk ka pikë informacioni për komunën, fshatrat e popullsinë, sfidat e kërkesat e tyre.Për kujtesë, sipas regjistrimit të popullsisë 2024, dhe Agjencionit të Statistikave të Kosovës, në Sllatinë nga mosha 0 deri në 4 vjet janë 37 fëmijë, ndërkaq, në fshatin më të afërt Banjskë janë gjithsej 67 fëmijë.Pra, janë mbi 100 fëmijë që do të frekuentojnë këtë çerdhe, e si rrjedhojë një numër i madh i grave do të ketë hapësirë që të integrohet në tregun e punës” shkruan Tahiraj në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Ç𝐞𝐫𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐧ë 𝐒𝐥𝐥𝐚𝐭𝐢𝐧ë 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐛ë𝐡𝐞𝐭

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri mbrëmë në debat në RTV 21, ka treguar edhe njëherë pse ka qenë kaq skandaloze qeverisja e tij për 4 vite, dhe se si ai edhe me këtë kandidaturë e ka të përkohshme Vushtrrinë dhe interesimin për të.

Xhafer Tahiri bëri një huqje të madhe siç di zakonisht t’i bëjë, sepse nuk ka pikë informacioni për komunën, fshatrat e popullsinë, sfidat e kërkesat e tyre.

Për kujtesë, sipas regjistrimit të popullsisë 2024, dhe Agjencionit të Statistikave të Kosovës, në Sllatinë nga mosha 0 deri në 4 vjet janë 37 fëmijë, ndërkaq, në fshatin më të afërt Banjskë janë gjithsej 67 fëmijë.

Pra, janë mbi 100 fëmijë që do të frekuentojnë këtë çerdhe, e si rrjedhojë një numër i madh i grave do të ketë hapësirë që të integrohet në tregun e punës.
Këto janë planet tona për Vushtrrinë, kërkesat në terren të qytetarëve, e zgjidhjet që do t’i bëjmë realitet pas 12 tetorit.