Skuadra e Dritës nesër luan ndaj Royal Antwerp të Belgjikës.
Drita dhe Antwerp takohen me fillim nga ora 20:00 në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së dytë të kualifikimeve për Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.
Drejtori ekzekutiv i Antwerp, Sven Jaecques ka thënë se ndeshja është e rëndësishme dhe qëllimi është vetëm fitorja.
“Thjesht sportivisht dhe financiarisht, sezoni ynë është planifikuar për të marrë pjesë në fazën e grupeve të grupeve evropiane. Nëse nuk do të ishte kështu në të ardhmen, do të ishte problem, pa e dramatizuar”, tha ai për mediumet belge.
/GazetaBlic Sport


