Lajme

Drejtësia me mangësi të shumta për viktimat e dhunës seksuale

09/10/2022 23:16
nga:Gazeta Blic

Ishte dhunimi i një 11 vjeçare rasti që çoi në këmbë të gjithë vendin.

Pos reagimeve nga të gjithë akterët kompentë të drejtësisë, kjo ngjarje nxorri në pah edhe mungesat të cilat janë në sistemin e Drejtësisë.

Kjo pasi që për javë të tëra të dyshuarit për dhunim qëndruan të lirë, pasi që 11 vjeçarja nuk u intervistua në mungesë psikologu.

Këtë e bëri të ditur vetë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke thënë se prokurori i rastit nuk mundi ta intervistojë vajzën pa një psikolog.

Selvie Izeti, psikologe nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës thotë se prania e psikologut është e domosdoshme në raste të tilla.

Izeti thotë se prokuroria është dashur me urgjencë të sigurojë psikologun dhe të deponojë dëshminë e vajzës.

E arsyen e Prokurorisë Themelore, Luljetë Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore e sheh si absurde.

Përveç dhunës seksuale, në Polici vazhdimisht raportohet edhe për raste të shumta të ngacmimeve dhe dhunë të ushtruar në forma të ndryshme ndaj grave.