Sporti

Dragusha: Faji kryesor është i gjyqtarit, as në Evropë nuk kam parë këso rasti si ky i ndeshjes Dukagjini – Prishtina

02/12/2023 22:47
nga:E K

Trajneri, Alban Dragusha në emisionin qëndror të sportit “VAR” në Tëvë1, tha se faji kryesor i këtij rasti është gjyqtari kryesor i ndeshjes.

“Fajtori nuk është VAR-i, por gjyqtari kryesor i ndeshjes, i cili e ka dakordu faullin në të mirë te Prishtinës, derisa topi ishte lartë”.

“Ai nuk është dashtë më e shikur VAR-in kur i ka dhënë të drejtë skuadrës së Prishtinës. Këso situate nuk kam parë as në Evropë, si ky i ndeshjes Dukagjini – Prishtina”, tha Dragusha.