Lajme

Dragusha: 611 vota besimi për mua vlejnë më shumë se çdo numër – Ky rezultat është motiv i ri për të vazhduar punën në mandatin e dytë

10/21/2025 21:26
nga:Sh R

Donjeta Dragusha ka falenderuar qytetarët e Prishtinës për mbështetjen dhe besimin e dhënë në këto zgjedhje, raporton GazetaBlic.

Dragusha thotë se 611 vota besimi për të vlejnë më shumë se çdo numër.

Tutje ajo shton se ky rezultat është përgjegjësi e madhe dhe motiv i ri për të vazhduar punën në mandatin e dytë, si çdoherë me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin.

Postimi i plotë:

Faleminderit Prishtinë!💙🤍

Me zemer plotë mirënjohje, ju falenderoj për mbështetjen dhe besimin tuaj për LDK-në Përparim Ramën dhe mua në këto zgjedhje.

611 vota besimi për mua vlejnë më shumë se çdo numër, sepse janë zëri, përkushtimi dhe besimi juaj në punën dhe vizionin tonë të përbashkët.

Ky rezultat është përgjegjësi e madhe dhe motiv i ri për të vazhduar punën në mandatin e dytë, si çdoherë me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë.

Falënderim i veçantë për secilin familjar, aktivist, mik e qytetar që ishte pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët.

Tani, rruga jonë vazhdon dhe më 9 nëntor ta mbështesim së bashku kryetarin tonë Përparim Rama për të vazhduar projektet, zhvillimin dhe transformimin e Prishtinës, vetëm me mbështetjen tuaj mund ta çojmë Prishtinën Përtej një qyteti të zakonshëm.