Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanoviqit ka parashtruar sot në Kuvendin e Malit të Zi, mocionin për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Dritan Abazoviq.
Danijel Zhivkoviq, kreu i grupit parlamentar të DPS-së, në seancën parlamentare, në emër të përkrahësve të nismës tha se qeveria humbi mbështetjen e shumicës “për shkak të braktisjes së agjendës evropiane”.
“Marrëveshja për mbështetjen e qeverisë së pakicës është krijuar në mënyrë që qeveria të merret me çështjet e krizës institucionale, kthimit të besueshmërisë në sistemin e shëndetësisë dhe sigurisë… Në vend që të zhbllokojë institucionet, në vend që ta bëjë vendin të aftë dhe gati për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2025 – ai shans nuk u shfrytëzua”, tha Zhivkoviq.
Zhvikoviq, po ashtu shprehur pakënaqësitë ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.


