Chelsea ka triumfuar në gjysmëfinalen ndaj Manchester Cityt në FA Cup.
Hakim Ziyech shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 55’të, shkruan GazetaBlic.
Manchester City e kishte dominimin në mbajtje të topit si dhe në rastet e krijuara, por që kjo nuk mjaftoi për ta ndryshuar rezultatin.
Pas ndeshjes, tekniku spanjoll u shpreh mjaft i irrituar teksa u mundua t’ja linte fajin kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve dhe u justifikua me faktin se City kishte 4 vite rresht që arrinte në një finale kupe, por askujt nuk i kishte bërë përshtypje.
“Çfarë mund të them? Kishim dy ditë e gjysmë për të rikuperuar sfidën ndaj Chelseas dhe për të luajtur jashtë duhet të udhëtonim, ishim në tren për tre orë dhe na ndaluan dhe një orë tjetër.
“Të gjithë meritonin të luanin, mos thoni që nuk i kushtojmë vëmendje, kur kjo skuadër arriti në katër finale radhazi në kupën Karabao. Thjesht thoni se e humbëm ndeshjen dhe kur humb një ndeshje të gjithë të vërsulen, por është një veprim i dobët. Kur Siti arriti të shkonte në katër finale të kupës Karabao ju nuk i kushtuat vëmendje’’, e mbylli fjalën e tij Pep Guardiola.


