Lajme

Dosja Meta-Kryemadhi kalon për gjykim

03/18/2026 16:25
nga:Y I

GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.

Tre prej të pandehurve kërkojnë gjykim të shkurtuar, ndërsa Meta dhe Kryemadhi procedurë të zakonshme.

Gjykata rrëzoi kërkesat për pavlefshmëri provash dhe pritet caktimi i trupës gjykuese për nisjen e procesit.